Fillimishtë vendosim orizin në një tenxhere dhe e ziejmë me 3 gota ujë për 10 minuta.
Pastaj prejmë mishin ne kube të vogla, dhe e fërgojmë në tigan për 10 minuta, pastaj coptojmë karrotatat dhe qepen, dhe i vendosim tek mishi, masen e fërgojmë derisa shohim që qepët janë zbutur.
Marim një tavë dhe në të vendosim orizin, pastaj masen nga tigani, shtojmë krypë dhe piper të zi sipas shijesh, përbërsit i përziejmë mirë, taven e mbulojmë me ujë, deri në nivelin që kemi dhe masen, tërë masa duhet të jetë e mbuluar me ujë (përafërsisht 6 gota).
Pilafin e pjekim në furrë për 30 minuta në temperaturë 200gradë.
Taves mundë t’i shtojmë dhe përbërës të tjerë varësisht nga dëshira, për këtë rast i kemi vendosur pak lajthi të pjekur.