Udhëzimet se si të përgatisni Pilaf me karrota
Përbërsit:
-2 gota të ujit oriz
-3 karota të mesme
-Gjysëm gote e cajit vaj
-50 gr. gjaplë
-3 gota të ujit ujë
-Kripë sipas dëshirës
Se pari pastrojmë karotat dhe i prejmë në katrorka të vogla.
Hedhim në tigan ku kemi vene vajin dhe kavërdisim karotat për disa minuta në temperaturë mesatare.
Pastaj, shtojmë gjalpin, kur të jetë shkrirë gjalpi shtojmë orizin dhe kavërdisim 2-3 minuta duke përzier vazhdimisht dhe në fund shtojmë ujin e nxehtë (uji duhet te jete duke valuar para se t’ia hedhim orizit) dhe shtojmë kripën.
Mbulojmë tiganin dhe e lëmë ashtu për 5-6 minuta.
E servojmë sipas dëshirës.