Përbërësit për 4 persona
brumë pice
6 domate
250gr brokoli
200ml krem
150gr guda e grire
5 veze
1 luge gjelle mustarde
kripe, piper
Përgatitja
Hiquani domateve kërcellin. Prijini ne copa për se gjati dhe hiquani farat. Pudrosini me kripe dhe lërini te kullojnë ne një kullojëse për 15 minuta. Brokolin ndajeni ne copa te vogla dhe ziejeni për 2 minuta ne ujë me kripe. Shpëlajeni pastaj me ujë te ftohte dhe kullojeni. Rrihni 3 veze me kremin dhe me djathin guda. Hidhini kripe e piper. Ngroheni furrën ne temperaturën 200°C. Hapni brumin ne një tave. Lyejeni me mustarde. Vendosni sipër domatet dhe brokolit. Hidhuni sipër kremin e përgatitur me guda. Piqeni për 40 minuta. Dy vezët e mbetura futini ne uje dhe ziejini për 10 minuta. Çajini dhe qërojini me pas. Vendosini sipër picës te cilën mund ta shoqëroni edhe me ndonjë sallate.