Petulla të fshira

spot_img

Petulla të fshiraPërbërësit:

-Miell

-Kripë

-Ujë

-Gjizë ose djathë të thërmuar

-Hudhra

-Gjalpë

-Kos

Përgatitja:

Në një enë hidhni miellin, shtojini kripë dhe trazojeni mirë derisa të krijohet masa homogjene. Hidhini gradualisht ujë dhe vazhdoni përzierjen. Masa e përftuar duhet të mos jetë e trrashë por as e hollë. E njëjtë me atë të krepave. Më pas në një tigan të nxehur më parë më gjalpë (ose vaj) hidhni nga një garuzhde dhe përhapeni masën në të gjithë tiganin, në formë të rrumbullakët. Ktheheni nga të dyja anët dhe hiqini mënjanë. Bëni 10 ose 12 copë. Pasi të keni përfunduar, në një tepsi të vogël vendosni petët 1 nga 1 duke futur në mes hudhra të prera hollë, gjizë ose djathë, të përhapur në gjithë sipërfaqen. Spërkateni gjithashtu me gjalpë të shkrirë. Në fund rrahni kos me pak kripë dhe hidhjani përsipër. Piqeni në furrë me temperaturë 150 gradë për 15 minuta./

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles