Petulla me çokollatë. Të shpejta dhe të thjeshta për t’u bërë me shumë pak përbërës!
INGREDIENTËT
4 vezë të mëdha
2 banane
½ gotë me tërshërë të thjeshtë
3 lugë gjelle me pluhur proteinash me çokollatë (në mungesë mund të përdorni kakaon pluhur)
1 lugë çaji kanellë
UDHËZIMET
1
Në një blender bashkoni bananet e qëruara, vezën dhe tërshërën.
2
I përzieni 15-30 sekonda sa të arrini një masë kremoze. Shtoni edhe kanellën.
3
Ngrohni një tigan që nuk ngjit.
4
Filloni e skuqni petullat për 5 minuta para e mbrapa. Afërsisht duhet të dalin 8 petulla.
5
I shërbeni menjëherë me banane të freskëta sipër dhe pak mjaltë sipas dëshirës.