Përshesh me kulaç gruri

spot_img

Ingredients

For 6 Person(s)

Pershesh

  • 1 kg kulac me miell gruri
  • 500 gr qepe
  • disa te brendshmet e gjelit te detit (melcia,plendesi,qafa)
  • pak kripe
  • pak nenexhik i fresket e pak i thate
  • pak vaj ulliri

Përshesh me kulaç gruri Directions

  1. Si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
  2. Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku. Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
  3. Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
  4. E hedhim përsheshin në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.
  5. Ju bëftë mirë !

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles