Përralla arabe

spot_img

PërrallaPërralla arabe është torta me më së shumti krem dhe më e lëngshme e të gjitha kohërave.

Nevojiten për koren:

2 vezë

150 gr sheqer

150 gr margarinë

4 lugë kakao

25 dkg miell

një qese pluhur për simite

Nevojiten për fill:

1 limon

2 dl qumësht

5 lugë grizë gruri

150 gr margarinë

20 dkg sheqer

Dekorimi: 10 dkg çokollatë dhe arra të grimcuara 40 gr margarinë 2 lugë kakao 1 lugë vaj 6 lugë qumësht Përgatitja: Për të bërë koren, tundni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë dhe shtoni kakaon dhe përzieni.

Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për simite dhe shtoni margarinën të cilën e keni bluar në rende dhe ngjisheni me duar.
Shtoni përbërjen e vezëve dhe bashkoni. Ndani në 3 pjesë, holloni në kore të rrumbullakëta dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta. Për të bërë fillin, zieni në zjarr të dobët qumështin dhe sheqerin, gradualisht duke i përzier. Pasi të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe shtoni grizin e grurit dhe përzieni derisa të dendësohet. Përzieni margarinën me lëngun e limonit dhe bashkoni me grizin dhe me mikser përzieni përbërjen. Lyeni fillin e kores dhe rendisni njërën mbi tjetrën. Çokollatën dhe kakaon shkrini në margarinë, qumësht dhe vaj, ftohni dhe lyeni tortën. Hidhni sipër arrat. /Telegrafi

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles