Përbërësit:
-2 qepë mesatare
-6 kunguj të vegjël
-1 thelp urdhër & vaj ulliri
-100 gr Proshutë Hako (Pule, Pizza ose Cotto)
-50 gr djath grana
-1 vezë arrë moskate peksimadhe e thërmuar imët gjalp kripë & piper i zi
Përgatitja: Jepuni një valë perimeve dhe lëreni të vaken. Priteni qepën në mes horizontalisht, hiqni mënjanë shtresat e brendëshme dhe formoni me të që mbetet një lloj “tasi”.
Do të përdorni shresën më të madhe si “tas” e po të dalin të shpuara do ti “arnoni” me shtesat më të vogla. Pritini kungujt në mes për së gjati, hiqni me kujdes tulin me lugë dhe hidhi ni në një tigan të vogël së bashku me pjesët e qepëve që nuk i përdorët.
Përzieini në zjarr të fortë me një thelpi hudhër të shtypur, pak vaj e kripë. Grini tulin e kungullit të kavërdisur së bashku me Proshutën (Pule, Pizza ose Cotto) dhe djathin grana, pastaj i shtoni mbushjes vezën dhe arrën moskate. Mbushni me të perimet (qepët si tasa dhe kungujt), të cilat i keni vendosur në një tavë të mbushur. Vëreni në furrë me 1800C për gati 30 minuta. Servirini perimet e mbushura të vakura ose të ftohta.