Shumë njerëz e kanë të pamundur të besojnë se pluhuri për pjekurina mund të përdoret edhe në kopshtin e tyre e madje ndihmon të gjallërohen bimët që ata kanë mbjellur.
Por në fakt kjo është shumë e vërtetë. Pluhuri për pjekurina ndihmon shumë në kopsht dhe në rritjen e luleve.
Më poshtë po japim disa ide se si mund ta përdorni pluhurin për pjekurina në kopshtin dhe lulishten tuaj.
Nëse keni problem me kërpudha, pluhurin për pjekurina përziejeni me ujë dhe me të spërkatini bimët. Kërpudhat do të zhduken në afat rekord.
Krimbat e lakrës: Thjeshtë përziejeni pluhurin për pjekurina me miell dhe me këtë përzierje spërkatni lakrën. Krimbat do të zhduken.
Njësoj veproni edhe me kërmijtë.
Kur ta mbillni lulen në vazo, fundin e vazos spërkateni me pluhur pjekurinash e më pas hidhni dheun. Lulet do të rigjallërohen dhe do të jetojnë më gjatë.
Nëse keni problem me milingona (buburreca), atëherë spërkatini ata me pluhur pjekurinash dhe do t’i hiqni qafesh një herë e përgjithmonë.
(Visited 1,187 times, 1 visits today)