Për drekë, tavë me patate, kunguj dhe beshamel të lehtë Përberesit per 4-6 pers…

spot_img

Për drekë, tavë me patate, kunguj dhe beshamel të lehtë
Përberesit per 4-6 persona:

4 patate mesatare të ziera dhe të preranë feta shumë të holla
3 kunguj mesatarë
2 copa djathë Mozzarella (250g të dyja)
100g kaçkavall i grirë
150g mortadelë e prerë në feta të holla
pak miell për të lyer kungujt
kripë, vaj ulliri

Beshamel i lehtë,

400ml ujë
1 lugë vaj ulliri
40g miell
kripë, arrë moskat e bluar

Pergatitja: në fillim përgatisim salcën beshamel të lehtë (pa gjalpë e pa qumësht). 1.Me rrahësin e vezëve me dorë përziejmë të gjithë përbërësit e beshamelit derisa masa të bëhet homogjene. E hedhim në një tenxhere, shtojmë vajin dhe e lëmë të vlojë duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të trashet, fikim zjarrin, e mbulojmë me plastmasë kuzhine duke mos lënë hapësirë dhe e lëmë të ftohet.

2Ndezim furrën në temperaturën 180°C.

3Kungujt i presim në feta shumë të holla për së gjati me qëruesen e patateve, i fusim në një qese plastmase, hedhim aty miellin, e mbyllim qesen me dorë dhe e tundim që kungujt të lyhen me miell në mënyrë të njëtrajtshme.

4Lyejmë tavën me pak vaj, shtrojmë një shtresë beshamel, e mbulojmë me feta kungujsh, vazhdojmë me një shtresë patatesh, feta mortadele, Mozzarella të prera hollë, djathë të grirë. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojmë me të gjithë përbërësit. E përfundojmë me një shtresë beshamel dhe djathë të grirë.

E pjekim afërisht për 30 minuta ose derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles