Patëllxhanë furre mbuluar me salcë beshamel, receta që do të dëshironi ta gatuani çdo ditë Përbërësit:
4 patëllxhanë
2 lugë gjelle miell
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë lëng perimesh
½ gotë me qumësht
Vaj ulliri
Pak arrë moskat
Kripë, piper
UDHËZIMET
1-Lani mirë patëllxhanët, i hiqni kokën dhe bishtin. I prisni në feta përsëgjati dhe i vendosni në një tavë. I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.
2-Ndërkohë në një tigan përgatisni beshamelin që ndyshon pak nga mënyra e zakonshme me të cilën jemi mësuar.
3-Shtoni vajin e ullirit, miellin dhe trazojeni mirë. Shtoni qumështin, gradualisht edhe lëngun e perimeve.
4-E përzieni mirë prapë, i shtoni kripë, piper dhe arrën moskat. Pas 3-4 minutash e hiqni nga zjarri.
5-Nxirrni patëllxhanët nga furra dhe i shtoni sipër beshamelin që përgatitët. Futeni në furrë edhe për 10 minuta të tjera dhe pas kësaj mund ta shijoni recetën me të gjithë familjen tuaj!