Perberesit per 4 persona:
-8 patellaxhane
-300 gr mish te grire
-2-3 thelpi hurdha
-2 domate
-majdanoz
-50 gr miell
-200 gr qumesht
-50 gr mocarela
-kripe, piper, vaj ulliri
Pergatitja:
Pergatisim ne fillim kimen: Skuqim hurdhen e grire sa me holle, shtojme mishin e grire dhe vazhdojme skuqjen per rreth 10 min. Shtojme domatet e grira holle dhe e leme te shterroje deri kur te avullojne lengjet e gatimit. Shtojme kripen dhe piperin dhe majdanozin.
I presim patellaxhanet ne mes per se gjait. I skuqim per pak minuta dhe pastaj i veme mbi leter kuzhine qe te humbase vaji i tepert. Vendosim mbi secilen gjysem disa luge mbushje.
Pergatisim kremin beshamel: Skuqim pak miellin me gjalp dhe ngadale duke e rrahur me tel vezesh shtojme qumeshtin. I hedhim kripen dhe e perziejme deri kur masa te jete homogjene.
E shtrojme siper patellxhaneve te mbushur dhe e sperkasim me mocarelen e grire. E fusim ne furre 180 grade per rreth gjysem ore.