Pate me mëlçi

spot_img

Pate me mëlçiPërbërësit:

– 300 gr mëlçi lepuri
– 100 gr mëlçi viçi
– 1 qepë
– 130 gr gjalpë
– 100 gr proshutë e zier
– Rozmarinë
– ½ gotë Marsala
– 1 panine e zbutur në qumësht
– 1 qeskë me xhelatinë kokrriza
– Kripë e piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me 10 gr gjalpë dhe që të mos digjet, i hedhim një gjysmë gote ujë. Presim mëlçinë në shirita të hollë dhe e bashkojmë me qepën e kaurdisur, shtojmë proshutën koto(cotto), kripën, piperin e zi, pak rozmarinë dhe e shuajmë me verë Marsala. Veças, përgatisim xhelatinën duke valuar ½ litër ujë me pak Marsala dhe 1 qeskë xhelatinë kokrriza: e valojmë të gjithën 1 minutë. Shuajmë zjarrin, e vëmë të ftohet e të forcohet ne frigorifer (më mirë ta përgatisim që një ditë më parë). Tani kalojmë në mikser mëlçitë dhe proshutën, pa lëngun e zierjes, paninen e zbutur në qumësht e të shtrydhur dhe gjalpin. Mbasi i grijmë të gjithë përbërësit, mbushim një formë plumcake të veshur me letër të tejdukshme kuzhine. E lëmë të forcohet në frigorifer edhe 24 orë. Përmbysim formën, e vëmë patenë në një pjatë vezake dhe e zbukurojmë rreth e rrotull me xhelatinën e prerë në katrorë të vegjël me thikë drejt në tenxhere.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles