Përbërësit

  • patate
  • vaj luledielli per skuqje
  • kripë
  • piper/rigon/spec te kuq per shije

Hapat

  1. Qerojme patatet shume mire duke mos lene asnje njolle jeshile ose syth te mbire.
  2. I lajme dhe i presim ne feta sa me te holla te jete e mundur me ndihmen e nje thike te mprehte. I vendosim fetat e patateve ne nje tas me uje te ftohte per rreth 2 ore duke ja nderruar ujin cdo 1 ore (pra dy here gjithesej).
  3. Kjo ben qe patatet te leshojne niseshten e tepert dhe te rezultojne krokante.
  4. I kullojme dhe i thajme shume mire me letra kuzhine ose nje pecete te paster.
  5. Skuqim nga 6-7 feta patatesh ne vaj te bollshem te nxehte (190°C) per rreth 3 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte.
  6. I heqim nga vaji, i vendosim mbi disa letra kuzhine ne menyre qe te thithin vajin e tepert dhe i rregullojme me kripe dhe ereza te ndryshme sipas deshires.
  7. I konsumojme vetem pasi patatinat te jene ftohur plotesisht ne temperature ambjenti.