Përbërësit
2 gota qumësht i paskremuar (krem, ose përzierje)
1 gjethe dafine
1 lugë çaji Krip
piper i zi
1.2 kg patate
1 lugë çaji trumzë (i mundshëm)
Hapat
Para ngroheni furrën në 190 gradë celsius, lyejeni tavën për pjekje me gjalpë ose vaj
Qërojini dhe ndajini në feta të holla rrethore patatet
Përzieni qumështin ose kremin, patatet, gjethen e dafinës dhe kripën në një tigan të mesëm (qumështi nuk i mbulon patatet)
Vendoseni tiganin në flakë mesatare. Përziejini me ngadalë patatet herë pas here që të siguroheni që po ngrohen së bashku me kremin
Ngrohini deri sa kremi ose qumështi të bëjnë flluska, rreth 10 minuta
Përdorni një lugë kullesë që të nxirrni patatet nga masa e kremit ose qumështit dhe vendosini në enën për pjekje
Hidhini trumzë, kripë dhe piper. Kur të mbaroni sigurohuni që patatet kanë formuar një shtresë
Hiqeni gjethen e dafinës nga masa me qumësht dhe hidheni sipër patateve duke ndaluar vetëm nën shtresën e sipërme të patateve. Piqeni për 50 ose 60 minuta.
Vendosini në një grilë ftohëse dhe lërini të ftohen për të paktën 10 minuta. Kjo i jep kohë enës që të përfundojë gatimin, çka do ta bëjë më të lehtë heqjen nga tava të patateve