Gjalpi, sheqeri, vezët dhe pak kripë hidhen në një enë dhe përzihen me lugë druri derisa të krijohet një masë e njëllojtë. Këtu hidhet mielli i përzier me pak sodë dhe zihet brumi duke mos e punuar shumë. Sasia e madhe e gjalpit në brumë bën që ai të jetë i shkrifët. Në qoftë se pakësohet gjalpi, kjo sasi mund të zëvendësohet me kos ose ujë dhe brumi, sigurisht, del më i ngjeshur, por me kosto më të ulët. Në qoftë se pastat duam t’i bëjmë edhe më të shkrifëta, atëherë hidhen vetëm të verdhat e vezëve, ndërsa të bardhat zëvendësohen me të verdha të tjera, pasi të bardhat zakonisht e forcojnë brumin. Nga ky brumë mund të përgatiten dhe biskota të shkrifëta (hapet brumi me trashësi rreth l cm dhe pritet në forma). Ndërsa në rastin tonë 3/4 e brumit hapen në petë me trashësi 1.5-2 cm. Hapja mund të bëhet cdhe drejtpërdrejt në tavë të lyer me yndyrë, sipër hidhet reçeli, rrafshohet, ndërsa pjesa e mbetur e brumit përzihet me pak miell që të forcohet. Pastaj hapet në petë të holla 7-8 mm dhe pritet në formë shiriti me 1.5 cm gjerësi. Këta shirita vendosen mbi reçel në fon-në rrjete. Pastaj ëmbëlsira piqet 20-25 minuta. Masat: miell 3 gota uji, gjalpë i freskët 1 filxhan çaji (sipas dëshirës gjysma e tij mund të zëvendësohet me 2 filxhanë kafeje kos), sheqer 1 gotë uji, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, kripë e sodë një majë luge, reçel 1 filxhan çaji.