Pastashuta

spot_img

Përbërsit për brumin e pastes:
200 ml ujë
120 g gjalp
1 gotë (250ml) miell
5 vezë
pak kripë

Për kremin e pastës
500 ml krem
250 g sheqer

Përbërësit për mbulesën me çokallatë:
150 g çokallatë
60 g gjalp

Koha e Përgatijes:
1 orë

Temperatura e Furrës:
190° c – 370° f

Përgatitja:
Vendosni në tiganin në një nxehtësi mesatare. Shtoni në tigan ujë, gjalp, kripen dhe lëreni të ziejnë.
Ngrohni më përpara furren në temperaturen 190 gradë celsius. Pasi ka zier , shtojmë në tigan mielin dhe përziejmë mirë me një lugë druri derisa të formojë një brum të butë. Më pas lërini mënjeanë të ftohet.

Për përgatitjen e kremit , fillojmë duke shtuar kremin dhe sheqerin në një tas. Më pas e përziejmë vazhdimisht derisa kremi të formojë maja të ashpëra. E mbulojmë tasin me plasmas kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për t’a përdorur më vonë.
Në brumin e mësiperm shtojmë një e nga një vezët dhe i përziejmë me lugë druri derisa brumi të marrë një formë të butë dhe elastike.

Më pas e transferojmë brumin në një qese kuzhine(pastiçerie). E mbushim deri në gjysëm dhe shtrydhin brumin për poshtë për të krijuar hapsiren e nevojshme për pjesën tjeter të brumit. Kur është plotë atëherë e mbyllim qesën dhe e shtrydhim për poshtë.

Në taven që do të fusim në furrë e mbulojmë me letër të sulferizuar dhe shtydhin qesen e kuzhinës për të marrë brumi të gjërë 3 cm dhe të gjatë 15 cm në formë cilindri. Tani është gati për t’u pjekur.Lëreni në furrë të cilen e keni ngrohur më përpara për 25-30 minuta. Përgatisim mbulesen me çokallatë. Vendosim çokallaten në një tigan me nxhetësi të ulet dhe e lëjmë që të shkrijë.

Heqim nga furra brumin që kishin vendosur dhe e lëjmë që të ftohet. Kur është ftohur i prejmë për së gjati me thike dhe më pas në të çaren e hapur e mbushim me kremin që kishim përgatitur më sipër.

Dhe në fund i hedhim sipër salcen e çokallatës me lugë. E lyejmë të ftohen , mund t’i fusni dhe në frigorifer . Më pas janë gati për t’u sherbyer. Ju bëftë mirë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles