Pasta me qershi

spot_img

Pasta me qershiPërbërësit:

-220 g miell

-125 g gjalpë në temperaturë ambienti

-70 g sheqer pluhur

-1 vezë

Përbërësit për mbushjen:

-350 g qershia pa bërthama

-50 g sheqer

-100 ml ujë

-350 g ricotta

-50 g sheqer pluhur.

Përgatitja:

Përgatitja e pasta frollës: Një tas të përziejmë shumë shpejt miellin me sheqerin pluhur, shtojmë gjalpin dhe në fund vezën dhe si rezultat do të kemi brumin e pasta frollës. Këtë operacion mund ta bëni dhe me robot. Brumin do e mbështjellim me letër plastike për kuzhine dhe do e lëmë të ftohet në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë do të përgatisim mbushjen

Qershitë do t’i hedhim në një tenxhere të vogël, do të shtojmë këtu ujin, sheqerin dhe e vëmë në zjarr të marrë valë për 10 minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe heqim qershitë, të cilat do t’i vendosim në një pjatë që të ftohen. Në një tas do të hedhim ricottën, të cilën do ta përziejmë me sheqerin pluhur, e përziejmë mirë dhe më pas do të shtojmë qershitë që tashmë janë ftohur. Ndezim furrën me temperaturë 180 °. Marrim brumin që kishim lënë në frigorifer dhe e hapim me pec duke i dhënë formën e tavës që do përdorim, në këtë rast duhet tavë e rrumbullakët me diametër 24 cm me bordet anësore që i hiqen. E lyejmë mirë tavën me gjalpë dhe vëmë petën që kemi hapur duke pasur kujdes që të veshim edhe anësoret e tavës për të paktën 1-2 cm. E mbulojmë me letër alumini, i vëmë sipër fasule (ky operacion bëhet që frolla gjatë pjekjes të mos fryhet sepse ne e duam të sheshtë) dhe e vëmë në furrë të piqet për 30 minuta afërsisht. Nga fundi i heqim letrën dhe fasulet dhe e pjekim akoma edhe për 5-10 minuta derisa të marrë ngjyrë. Kur frolla të jetë ftohur do i hedhim sipër përzierjen e ricottës me qershitë dhe sipër e spërkasim me lëngun e qershive që kishim lënë mënjane. Servojeni të ftohtë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles