Nevoiten:
- 1/2 l qumësht ,
- 2 pako krem ,
- 20 biskota me qumësht ,
- limon i grirë në rende ,
- ca gjethe menteje të prera hollë.
Për prevedenë:
- 2-3 lugë mjaltë,
- 5-6 nektarina të grira hollë,
- 2 limonë të prerë hollë.
Pëergaditja:
Përziejeni qumështin dhe kremin e pastiçerisë në mikser. Në një tas të thellë thërrmoni biskotat dhe hidhini sipër dhe lëkurat e grira të limonit, si dhe mentën e grirë hollë.
Shtojini sipër përzierjen e qumështit me kremin e pastiçerisë dhe përziejini mirë, në mënyrë uniforme. Vëreni në një formë dhe futeni ne frigorifer. Lëreni për 5-6 orë.
Ndërkohë, në një tenxhere përzieni nektarinat dhe limonët e prerë në copa të vogla, spërkatini me pak lëng limoni dhe mjaltë.
Vazhdoni përzierjen në zjarr te ngadaltë derisa të fillojë të trashet paksa. Lëreni të ftohet. Pas 5-6 orësh nxirreni formën nga akulli dhe përmbyseni mbi një pjatancë.
Zbukurojeni me fruta dhe hidhini prevedenë e përgatitur sipër.