Paralajmërim për ata që vuajnë nga migrena: Dy produkte të njohura Excedrin ndërpriten përkohësisht

spot_img

Dy ilaçe pa recetë, tek të cilët mbështeten shumë të sëmurë nga dhimbje koke dhe migrenë, Excedrin Extra Strength dhe Excedrin Migraine, do të jenë të vështira për t’u gjetur në ditët në vijim.

Sipas një deklarate nga GlaxoSmithKline (GSK), kompania që prodhon barnat, prodhimi dhe shpërndarja janë ndalur përkohësisht për shkak të “mospërputhjeve në mënyrën se si ne transferojmë dhe peshojmë përbërësit”.

Këto mospërputhje u zbuluan gjatë kontrollit rutinë të cilësisë dhe masave të sigurimit, sipas një deklarate të bërë nga kompania për CNN. Produktet përfshijnë Excedrin Extra Strength Caplets and Geltabs dhe Excedrin Migraine Caplets and Geltabs.

GSK ka marrë vullnetarisht masat për të pezulluar prodhimin dhe shpërndarjen si masë paraprake. Bazuar në të dhënat e disponueshme, ata nuk besojnë se produktet paraqesin rrezik sigurie për konsumatorët, sipas një zëdhënësi të kompanisë në një email për Everyday Health.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles