Pandispanjë e mbushur me ajkë dhe me fruta

spot_img

Pandispanjë e mbushur me ajkë dhe me frutaPërbërësit:

– 150 gr miell
– 4 kokrra vezë
– 150 gr sheqer
– 200 ml ajkë e freskët, sheqer pluhur
– 250 gr fruta pylli
– Një bishtajë vanilje, pak kripë

Përgatitja:

Çaje bishtajën e vaniljes në drejtimin për së gjati dhe me një thikë të vogël kruaje brenda për t’i nxjerrë farat e vogla. Thyeji vezët në një tas të madh, hidhu sheqerin, farat e vaniljes dhe një fije të vogël kripë dhe rrihi të gjitha me një çift telash rrahës me korrent, derisa të bëhet një masë e fryrë, si shkumë. Hidhe miellin në një kullesë të madhe dhe site mbi masën e shkumëzuar. Përzieje duke e bërë njësh me një shpatull dhe me lëvizje nga poshtë lart që të mos shfryhet masa e shkumëzuar. Hidhe këtë masë në një formë si fizarmonikë me diametër 20 cm të veshur me letër oleate dhe piqe për rreth 30 minuta në furrën e nxehur që më parë në temperaturë 180 gradë. Lërë mënjanë për 5 minuta, nxirre nga forma dhe lëre të ftohet mbi një skarë. Prije tortën në mes horizontalisht, lyeje me ajkën e fryrë me sheqerin pluhur dhe mbushe me frutat e pyllit.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles