Për 4 persona nevojitet:
1 kg pançetë derri
Për salcën barbeque:
1/3 filxhan çaji vaj luledielli
2 lugë gjelle mustardë
3 lugë gjelle panxhar sheqeri
2 lugë kafeje paprika
1 lugë kafeje rigon
1 lugë kafeje borzilok
2 lugë kafeje kripë
2 lugë kafeje piper
1 filxhan çaji ketchup
Përziejmë së bashku të gjitha lëndët e nevojshme për salcën barbeque. Lyejmë me të copat e pançetës, i shtrojmë në një tepsi të thellë dhe i lëmë të marinohen për gjithë natën në frigorifer. Në vazhdim, i shtrojmë pançeta në një tepsi pirekse, hedhim sipër marinadën dhe i pjekim në furrë me tempëraturë 200° Celsius për rreth 50 – 60 minuta. Serviren të ngrohta me lëngun e vet.