– Oriz 250 g
– Brokoli 600 g
– Qepë të kuqe 1
– Vezë 1
– Vaj ulliri 2 lugë gjelle
– Djathë kaçkavall i grirë
– Borzilok i freskët
– Kripë dhe piper i bardhë
Përgatitja:
Lani brokolin dhe ndajeni në pjesë më të vogla. Hidheni në një tenxhere me ujë të vluar me pak pak kripë dhe lëreni të ziejë vetëm për 2 minuta.
Në një tigan të thellë skuqeni qepën e prerë imët. Shtoni brokolin dhe lërini të skuqen së bashku edhe për 2 minuta të tjera. Shtoni kripë dhe piper. Lërini të ftohen, ndërkohë që në një enë tjetër zieni orizin. Shtojini kripë dhe piper. Kur të jetë gati, kullojeni nga uji i tepërt.
Në një enë tjetër rrihni vezën, mundësisht me rrahës elektrik dhe shtojini djathin kaçkavall të grirë, borzilokun e prerë imët dhe brokolin. Bashkojeni me orizin dhe përziejeni mirë. Masën e përgatitur ndajeni në 4 forma të vogla furre ose në pamundësi, në tavë. Në të dyja rastet duhet t’i lyeni më parë me fare pak vaj.
Lëreni të piqet në 180°C për 15 minuta. Pasi ta hiqni nga format, shërbejeni të ngrohtë ose të ndarë në copa.