Omëletë shpargujsh

spot_img

Një omëletë ndryshe nga të tjerat; me shparguj të cilët përveçse të shijshëm janë dhe shumë të shëndetshëm.

Përbërësit

  • 12 shparguj (të pastruar)
  • vezë
  • djathë kaçkavall (i grirë)
  • trumëz
  • vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • kripë

Përgatitja

1

Për përgatitjen e kësaj omëlete, ziejini shpargujt për 6-8 minutat, më pas prejini në rrethore.

2

Rrihni vezët dhe aromatizojini me gjethet e 2 degëve trumzë, një lugë kaçkavall dhe pak kripë.

3

Përgatisni 2 omëleta: Hidhni në tigan gjysmën e vezëve me pak vaj; sapo të fillojë të forcohet, hidhini shpargujt dhe anojeni pak duke i dhënë goditje të lehta tek bishti, bëjeni që të rrotullohet rreth vetes.

4

Mbajeni të ngrohtë këtë dhe përgatisni omëletën e dytë. Shërbeni një gjysmë omëlete për person, të prerë në copa.



Post Views:
852

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles