Nevojiten:
- 4 vezë ,
- 4 domate ,
- 1 qepë ,
- vaj ,
- kripë dhe pak sheqer.
Përgatitja:
Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.
Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.
U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.
Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.
Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.