Nuk krahasohen me të blerat, kjo është receta e vërtetë e piteve greke
PËRBËRËSIT PËR 12 PITE:
640 g miell Tipi 0 + 80 g miell Tipi 0
320 ml qumësht i vakët
160 ml ujë i vakët
10 g maja birre e freskët ose 5 g maja birre e thatë
2 lugë të vogla sheqer
2 lugë të vogla kripë vaj ulliri dhe miell për të hapur petën.
PËRGATITJA:
1. Në një tas hedhim miellin (640 g), hapim një gropë në mes, shtojmë ujin me qumështin, kripën, sheqerin dhe majanë dhe i përziejmë me dorë derisa të lidhen mirë. E lëmë brumin të mbuluar të pushojë mënjanë për 20 minuta.
2. Në tavolinë shpërndajmë 80 g miell dhe përmbysim brumin të cilin e punojmë me dorë bashkë me miellin Lyejmë një tas me vaj ulliri, hedhim brumin aty dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin.
3. Pas kësaj kohe e ndajmë atë në 12 topa. Lyejmë vendin e punës me shumë vaj dhe pasi ta hapim me dorë me diametër 20 cm secilin top, i lëmë mënjanë.
4. Vëmë në zjarr një tigan që nuk ngjit me pak vaj dhe kur të jetë ngrohur, vëmë një pite të cilën e pjekim nga të dyja anët me zjarr mesatar.
Pitet e pjekura i ndajmë nga njëra-tjetra me letër furre, të mbuluara me një pecetë të pastër. I spërkasim me kripë e rigon dhe i konsumojmë sipas dëshirës.