Nje tjeter sallate ruse Në natën e Vitit të Ri në tryezën tuaj nuk duhet të mun…

spot_img

Nje tjeter sallate ruse
Në natën e Vitit të Ri në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë as sallata ruse e cila e cila tani më është kthyer një pjatë të rëndësishme.
Përbërsit për 6 persona: • 300 g karota • 700 g patate • 300 g bizele • disa kastravecë të vegjël turshi • kripë dhe piper • vaj ulliri dhe
uthull e bardhë, sipas nevojës • 300 g majonezë e blerë ose e përgatitur si më poshtë.
PËR RRETH 300 G MAJONEZË DUHEN: • 2 të verdha veze në temperaturëambienti • 1 lugë e madhe mustardë “Dijon” – mundësisht me shije të fortë • kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160, ml vaj kikiriku + 90 ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull vere e bardhë ose 2 lugë lëng limoni.
PËRGATITJA: Patatet dhe karotat e qëruara i presim në kubikë të vegjël dhe më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë. I lëmë në zjarr derisa të shohim që janë zbutur, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Po kështu veprojmë dhe me bizelet. Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin,
me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje. Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper. Për ta bërë pak më të lehtë në shije, sipas dëshirës mund ta përzieni me 2-3 lugë djathë “Philadelphia” ose djathë tjetër kremoz, ose me 3 lugë kos shumë të trashë. Në një tas përziejmë karotat, patatet, bizelet dhe kastravecët turshi me pak vaj ulliri, pak uthull, kripë e piper. I përziejmë dhe i lëmë mënjanë derisa të marrin shije dhe aromë. Pas pak përziejmë me delikatesë të gjithë përbërësit me majonezën në një tas. E mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se të shërbehet ose akoma më mirë një natë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles