Për të qënë sa më të shëndetshëm duhet që patjeter të hani mëngjes. Ai është vakti më i rëndësishem i ditës sepse e ndez metabolizmin e trupit dhe çdo mekanizm në trup fillon të punojë.
Sa më gjatë të presësh për të ngrënë mëngjes aq më i ngadaltë do jetë metabolizmi. Për më tepër po të presësh sa të vijë dreka për të ngrënë do jeni aq të uritur saqë do hani më tepër se sa duhet dhe trupi nuk do t’a përballojë dot dhe do e depozitojë si dhjam energjinë e tepërt. Kjo e ul dhe më shumë
metabolizmin dhe shkakton më shumë ngritje peshe trupore. Me çdo vakt që të hani, mundohuni të keni një porcion karbohidratesh, dhe një porcion proteine në mënyre që të ushqeni trupin me nutriente gjatë gjithë ditës. Qellimi do jetë të hani diçka çdo 3-4 orë gjatë gjithë kohës që jeni zgjuar. Kini parasysh që të kesh 3 vakte normale (mëngjes, drekë dhe darkë) dhe 3 vakte të vogla snak. Konsumoni gjithë karbohidratet e ënda gjate mengjesit dhe dites duke i lënë ushqimet e lehta si sallata për në darkë.
Si thotë fjale popullore: Haje mëngjesin me mikun, drekën vetëm, dhe darken me armikun. Mos konsumoni shumë ushqime të përpunuara. Ato gjënden zakonisht në sodad is Coca-Cola,
ushqimet e konservuara etj. Këto ushqime kanë kimikatë që quhen prezërvues dhe që janë të
dëmshme për trupin.
Merrni gjithmonë një supplement Multivitamin/Multimineral çdo ditë për t’i dhënë trupit vitaminat që ndoshta nuk i merrni me anë të dietës.
Mos konsumoni ushqime me përqindje të larte yndyre dhe sheqeri sepse vetëm shtojnë dhjamin
trupor.
Pini sa më shumë ujë.
Mos konsumoni shumë kripë apo ushqime të kripura (Gjella me kripë, kripa me karar)
Evitoni ushqimet e skuqura sepse janë të demshme për trupin. Ato mund të shkaktojnë
sëmundje zemre dhe kancer.