TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata- Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në inagurimin e Regina Garde, investim i standarteve më të larta të Regina Group.
Ai thekson se zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e cilësisë, janë dëshmi se turizmi shqiptar është një realitet.
“Sezoni turistik në Vlorë, nuk mund të niste më mirë sesa me inagurimin e Regina Garde, investim i standardeve më të larta të Regina Group. Zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e cilësisë, dëshmi se turizmi shqiptar, pavarësisht pandemisë, është një realitet që nuk mund të kthehet pas”, shprehet Klosi.