Ngjalë pikante

spot_img

ngjala_794193079Për 6 persona :

Ngjala 1,750 kg
Ujë 7 gota
Verë e bardhë 1 ½ gotë
Karota 3 copë
Qepë 4 kokrra
Dafinë 2 gjethe
Pak rigon
Piper 6-7 kokrra
Mustardë 2 lugë gjelle
Gjalpë 2 ½ lugë
Pak galete të bluar të përzier me pak spec të kuq

Kastravec turshi 1 kavanoz e gjysmë
Limon 1 kokërr
Kripë, piper
Miell 1 lugë

Përgatitja:

Ngjalat pastrohen, nuk priten në copa por më dysh për së gjati dhe u hiqet shtylla e kurrizit. Pastaj priten në feta dhe lidhen me spango dy e nga dy që të formohet ngjala, por e prerë. Ndërkohë vihet në zjarr një enë, në të cilën hidhen uji, vera, karotat, qepët e pastruara e të prera në katër copë, dafina, piperi dhe lihen të ziejnë në zjarr të fortë 15 minuta. Pastaj hidhen ngjalat e lidhura me spango dhe lihen të ziejnë të mbuluara me kapak 20-25 minuta. Më pas filetat e ngjalës ftohen në lëngun e tyre me qëllim që të bëhen më të shijshme. Kullohen mirë, lyhen me mustardë, spërkaten me gjalpë të shkrirë dhe mbështillen me galetë të bluar të përzier me spec të kuq. Spërkaten përsëri me gjalpë dhe piqen pak në skarë ose në furrë të fortë. Vihen në pjatancë, e anash shërbehen me kastraveca turshi me feta limoni. Me lëngun, gjalpin e mbetur dhe me miellin bëhet salca, e cila u hidhet ngjalave. Ngjalat mund të gatuhen edhe në mënyra të tjera si: ngjalë marinade, ngjalë me verë, me pilaf etj.

Burimi: Livng.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles