Për 6 persona :
– Ngjala 1,750 kg
– Ujë 7 gota
– Verë e bardhë 1 ½ gotë
– Karota 3 copë
– Qepë 4 kokrra
– Dafinë 2 gjethe
– Pak rigon
– Piper 6-7 kokrra
– Mustardë 2 lugë gjelle
– Gjalpë 2 ½ lugë
– Pak galete të bluar të përzier me pak spec të kuq
– Kastravec turshi 1 kavanoz e gjysmë
– Limon 1 kokërr
– Kripë, piper
– Miell 1 lugë
Përgatitja:
Ngjalat pastrohen, nuk priten në copa por më dysh për së gjati dhe u hiqet shtylla e kurrizit. Pastaj priten në feta dhe lidhen me spango dy e nga dy që të formohet ngjala, por e prerë. Ndërkohë vihet në zjarr një enë, në të cilën hidhen uji, vera, karotat, qepët e pastruara e të prera në katër copë, dafina, piperi dhe lihen të ziejnë në zjarr të fortë 15 minuta. Pastaj hidhen ngjalat e lidhura me spango dhe lihen të ziejnë të mbuluara me kapak 20-25 minuta. Më pas filetat e ngjalës ftohen në lëngun e tyre me qëllim që të bëhen më të shijshme. Kullohen mirë, lyhen me mustardë, spërkaten me gjalpë të shkrirë dhe mbështillen me galetë të bluar të përzier me spec të kuq. Spërkaten përsëri me gjalpë dhe piqen pak në skarë ose në furrë të fortë. Vihen në pjatancë, e anash shërbehen me kastraveca turshi me feta limoni. Me lëngun, gjalpin e mbetur dhe me miellin bëhet salca, e cila u hidhet ngjalave. Ngjalat mund të gatuhen edhe në mënyra të tjera si: ngjalë marinade, ngjalë me verë, me pilaf etj.