Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. @recetagatimi_shqip tregon se kur bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.
Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqënie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm.
Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.
Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet, veçanërisht në rastet e hipotirodizmit, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Gjithashtu @recetagatimi_shqip ju tregon se ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët.
Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjlbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë.
Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut.
Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjendrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra
Përbërësit: 40 arra të reja të gjelbra të freskëta
1 kg mjaltë cilësor
Përgatitja: Lajini arrat e reja mirë. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin.
Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe rrotullojeni enën kokëposhtë një herë në javë.
Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët.@recetagatimi_shqip ju tregon se gjithashtu edhe trashësia e mjaltit do të hollohet.
Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena.
Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët.
Konsumimi: Doza për të rriturit është një lugë çaji në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh.