Natyrë, traditë dhe kulturë/ Lezha, destinacion i turizmit gjithëvjetor

spot_img

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Situata e përmirësuar pandemike dhe masat që ka marrë Bashkia, e bëjnë Lezhën një vend të preferuar në bregdetin e Adriatikut për të kaluar pushimet verore.

Duke promovuar destinacionet kryesore turistike, bashkia e Lezhës fton pushuesit vendas, por edhe ata nga Kosova e turistët e huaj që të vizitojnë këtë qytet.

“Lezha ju mirëpret dhe mbetet shtëpia juaj e pushimit. Krahas plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Tales, Kunes e Vainit, që shtrihen në 38 km vijë bregdetare, me një infrastrukturë turistike të standardeve bashkëkohore për të pushuar, do keni mundësi të vizitoni Kalanë Mesjetare të qytetit, Memorialin që ruan Vendvarrimin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Obeliskun e Kuvendit të Lezhës e asete të tjera që mbartin një histori të lavdishme të kombit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles