2 patëllaxhanë të mëdhenj
2 kokërra patate
300 gram mish i grirë
2 kokrra qepë
2 kokrra domate
50 gram miell
200 gram qumësht
50 gram djathë moxarela
kripë, piper, vaj ulliri sipas dëshirës
Përgatitja:
Në fillim përgatisim kimën. Skuqim qepën e grirë hollë. Sapo ka marrë pak ngjyrë shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen për rreth 10 minuta. Shtojmë domatet e grira dhe e lëmë për disa minuta në zjarr të ngadaltë. I shtojmë kripë, piper.
Ndërkohë që i lëmë një zjarr të ngadaltë presim patëllxhanët dhe patatet në formë gjatësorë. I skuqim sëbashku për pak minuta. Më pas fillojmë shtrimin. Vendosimin një shtresë patate, pastaj një shtresë patëllxhan dhe më pas kimë. Bëjmë të njëjtin veprim sërish.
Për të përgatitur kremin beshamel, skuqim miellin me gjalpë dhe në zjarr shumë të ngadaltë e rrahim me tel kuzhine, që të mos ngjitet. Shtojmë gradualisht qumësht. I hedhim kripë dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene.
E shtojmë sipër tavës ku kemi përbërësit e tjerë dhe e spërkasim me moxarela të grirë. E fusim në furrë 180 gradë, afërsisht 30 minuta.