Përbërësit:
7-10 mollë (sa të mbushet tepsia),- reçel i trashë,
arra të grimcuara,
rrush i thatë,
sheqer dhe
pak gjalpë.
Përgatitja:
Mollët pastrohen mirë, u hiqet bishti dhe farët (tërë brendia), duke i ruajtur të mos prishen, çahen dhe boshllëku i krijuar mbushet me përzierje të reçelit, arrave të grimcuara, rrushit të thatë.
Mollët e përgatitura renditen në tepsinë e lyer me gjalpë dhe piqen në furrë. Temperatura në fillim duhet të jetë më e lartë e pastaj të ulet në mënyrë që mollët të piqen ngadalë dhe të mos i’u del mbushja. Që të mos pëlcasin gjatë pjekjes mollët shpohen në disa vende pa u futur në furrë. Sherbehen si ëmbëlsirë.
Trazohet grizi, arrat e bluara, rrushi i thatë dhe lëvorja e një limoni.
Të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen. Ëmbëlsira e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj lyhet me çokollatë ose me shërbet të trashë ku është shtrydhur limoni.