Në një tas të madh hedhim orizin dhe e lëmë të njomet për rreth 1 orë. Në vazhdim, e shpëlajmë mirë, e kullojmë dhe e lëmë mënjanë.
Lajmë mishin dhe e vëmë të ziejë tenxhere me ujë të bollshëm. Heqim shkumën herë pas here. Aty nga fundi i zierjes e rregullojmë me kripë e piper.
Përbërësit për Mish qengji me pilaf të gjelbër
2 kg mish qengji i ndarë në racione
1 mëlçi keci, të përvëluar për 10 minuta në ujë që zien, të prerë hollë
2 qepë të thata të prera në feta të holla
2 tufëza qepë të njoma të prera hollë
1 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë
½ tufëz kopër i prerë hollë
4 filxhanë çaji oriz
¾ filxhan çaji vaj ulliri
2 limona
Kripë e piper
Mishin e lëmë të ziejë për 1 ½ orë derisa të zbutet mirë. Në një tepsi të thellë hedhim orizin, mëlçinë e prerë hollë, qepën e thatë, qepët e njoma, koprën, majdanozin, lëngun e limonëve dhe vajin e ullirit.
I përziejmë mirë.
Matim lëngun e mishit. Për çdo filxhan çaji oriz hedhim 2 ½ filxhan çaji lëng mishi.
E plotësojmë me ujë pjesën tjetër, sepse lëngu i mishit është më pak se sasia që na nevojitet.
Vendosim sipër copat e mishit të zier dhe e pjekim në furrë së bashku me orizin, në 180° Celsius për rreth 40 minuta, në skarën e fundit.
Mund ta shoqerojmë me kos.