Përbërësit
- 4 pjese mish peshku losos
- ¼ figjan margarinë
- 3 luge senf (mustarde)
- 5 luge mjalte
- ¼ filgjan prezle (buke e thekur e grire)
- 4 luge magdanoz I grire imet
- kripë
- piper
Hapat
- Ne nje ene qesim mjaltin,margarine e shkrire dhe senfin.
- Ne nje ene tjeter qesim prezlen, kripen, piperin dhe magdanozin.
- Secilen pjese te lososit (fileto peshku) lyhet me masen me senf dhe pastaj kalon neper prezle dhe renditen ne tave te lyer me vaj 12 -15 minuta ne 200 grade.
- Pasi te servoni shoqerojeni me ndonje sallate sipas deshires.