Mish me mashurka

spot_img

Perbersit:

– Kater copa mesatare mishi
– Nje qepe
– Nje domate
– Nje patate te verdhe (ketu quhen Yukon Gold – ziejne shpejt dhe kane shije me te mire per mendimin tim se patatet normale)
– 1 Kg mashurka
-Tre kater luge vaj ulliri
– Kripe/Piper i Kuq/Piper i Zi
– 1 gote vere te kuqe

Fillimisht skuqni copat e mishit me pak kripe, piper te kuq, te zi dhe vajin e ullirit. Mishi zakonisht leshon lengun e tij ndaj dhe une preferoj te skuq mishin para qepes. Kur mishi te kete filluar te skuqet, pra te kete avulluar disi lengu e te jete duke u skuqur ne vaj, shtoni qepen te prere holle. Pasi qepa te filloje te marre ngjyre te arte, shtoni domaten te qeruar nga cipa dhe te prere ne katrore te vegjel.

Domatja leshon lengun e saj dhe ne kete kohe mund ta ulni pak zjarrin qe mishi te filloje te zieje disi. Shtoni siper nje gote vere te kuqe (te athet, jo te embel) dhe lereni te zieje.

Ne nje ene pastroni mashurkat duke prere te dy majat e skajeve si dhe qerroni pataten. Pasi ti kini lare, hidhini te gjitha ne tenxheren ku po zien mishi.

Perseri mashurkat do leshojne lengun e tyre dhe nuk eshte nevoja per uje, por nq se i doni pak me te ziera mund te shtoni nje gjysem gote uje. Lerini te ziejne ne zjarr te ngadalte deri sa lengu i tyre dhe vera te jene shteruar.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles