Mish i zier me barishte

spot_img

mishMishi i viçit ose i lopës pritet në copa dhe vendoset në tenxhere me ujë të valuar që të mos humbasë shumë vlera ushqimore, mbulohet me kapak dhe zihet derisa të zbutet.
Gjatë zierjes herë pas here i hiqet shkuma, që lëngu të mos dalë i turbullt. Pastaj 15-20 minuta para përfundimit të zierjes shtohen qepë, karota, rrënjë selino të prera në kubikë, lakër e freskët e prerë në copa katrore, fletë dafine, piper, kripë, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të ngadaltë 10-15 minuta para përfundimit të zierjes hidhen patate të prera në kubikë.

Kjo gjellë mund të rregullohet edhe me salcë të bardhë e hudhra. Për këtë në tiganin me gjalpë kaurdiset pak miell dhe shuhet me lëngun e gjellës. Salca e bardhë hidhet në gjellë, vendoset. në zjarr, rregullohet me hudhra të shtypura, i jepet një valë dhe hiqet nga zjarri.

Në fund spërkatet me jeshillëqe. Mishi është i zier kur ndahet lehtë nga kocka )se kur piruni hyn e del lirisht.

Për 4-5 persona duhen: mish 500 g, patate 2-3 kokrra mesatare, laker 250 g, karota 2-3 copë, selino 4 rrënjë, qepë 2 kokrra, gjalpë 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, hudhra 2-3 thelpinj, piper, kripë, gjethe dafine dhe majdanoz i grirë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles