Përbërësit
- 1 kg mish i bardhe pule
- Krip
- piper i zi
- 200 gr majonez
- 1 luge senf (mustarde)
- Pak pluhur i gatshem per mishin e pules
- 4 thelbinjë hudhër
- 150 gr biskota te njelmeta (mundet nga biskotat TUC,jane me te shkrifta)
- 150 gr susam
Hapat
- Mishin e bardhe e prejm ne shtresa me te holla.
- Kriposim dhe piperosim pak(kujdes sepse edhe biskotat e njelmeta jane aty).
- Perzijeme majonezen, senfin,pluhurin per pjekje te mishit te pules, dhe hudhren e grire ne rende.
- Mishin e veme ne kete salce te perzier dhe perzijme me duar ne menyre qe salca te depertoje ne cdo pjese te mishit te bardhe.
- Mishin me salcen e leme ne frigorifer per 2 ore qe salca te depertoje mire ne mishin e bardhe.
- Ne nje ene tjeter perzijme biskotat e njelmeta te bluara dhe susamin.
- Pastaj secilen pjese te mishit e kalojme ne perzierjen e biskotave te njelmeta dhe susamin dhe radhisim ne tave te mbuluar me leter per pjekje.
- Pjekim ne 170 grade derisa te merr ngjyre te kuqrremt.
- Servojme pure patatesh,sallate te bollshme