Coptojmë mishin. Nxejmë vajin në një tenxhere dhe fërgojmë mishin në të. Pasi të jetë fërguar mishi, e largojmë nga tenxherja, pastaj në të njëjtin vaj fërgojmë qepët e coptuara, hudhrat dhe karrotat, perimet i fërgojmë derisa shohim që qepët janë zbutur.
Kthejmë mishin prapë në tenxhere dhe shtojmë ujin në të, pastaj shtojmë lëngun e mishit dhe patatet, shtojmë krypë dhe piper sipas shijes.
Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëm të ziej derisa shohim që patatet janë zbutur, përafërsisht 30 minuta.
Në fund në tenxhere shtojmë kremin ngadalë duke e përzier me lugë.
Tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e servojmë me magdanoz të grirë imët.