Mish derri me geshtenja dhe kajsi

spot_img

Ingredients

For 4 Person(s)

Mish derri

  • 1 copë e madhe kofshë derri pa kockë (rreth 1200 gr)
  • 20 kajsi pa bërthamë
  • 20 gështenja të ziera e të pastruara
  • 2 presh të prerë në feta mesatare
  • 3 qepë të thata të prera në feta të holla
  • 3 karota të prera në feta mesatare
  • 2 filxhanë çaji vere të bardhë
  • 2 thelpinj hudhra te grira
  • 2 luge gjelle mjalte
  • 2 gjethe dafine
  • 4 kokrra bahar te bluar
  • 1 luge kafeje xhinxher i fresket , i grire
  • 5 luge gjelle gjalpe
  • pak rigon i fresket
  • kripe
  • piper

Mish derri me geshtenja dhe kajsi Directions

  1. Ndajeni mishin për së gjati në mes, por pa e prerë deri në fund, në mënyrë që të dalë një fetë e madhe e hollë. Rregullojeni mishin me kripë e piper dhe shtroni gështenjat, kajsitë dhe rigonin. Mbështilleni në formë roleje dhe lidheni me spango në mënyrë që të ruajnë formën.
  2. Në një tenxhere treteni gjalpin dhe kaurdisni në të qepët, preshët, karotat, hudhrën dhe xhinxherin. Rregullojeni masën me kripë e piper dhe shtrojeni në një enë balte ose pireks. Vendoseni mishin mbi përimet e kaurdisura. Shtoni verën, mjaltin, baharin dhe gjethet e dafinës.
  3. Mbulojeni enën e baltës dhe piqeni gjellën në furrë në tempëraturë 160° Celsius për rreth 3 orë. Pasi gjella të jetë gati, priteni mishin në feta, spërkateni me salcën e vet dhe mund ta shoqëroni me pure patatesh.

    Ju befte mire !

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles