Menyra me e lehte per ti shijuar patellxhanet
INGREDIENTËT
3-4 patëllxhanë mesatarë
4 domate
150 gram djathë të fortë
3-4 thelpi hudhra
Kripë, piper për shije
vaj ulliri
UDHËZIMET
1
Lani patëllxhanët dhe i prisni në feta të holla.
2
I marinoni me pak kripë dhe i lini të thahen për 30 minuta derisa t’i ikë tërësisht uji.
3
Prisni domatet në feta rrumbullake dhe ndërkohë shtypni hudhrat. Grini imët edhe djathin (grana nëse dëshironi). 4
Shtroni në tavë patëllxhanët, me një letër kuzhinë poshtë.
5
I vendosni secilës një copë domate dhe pak hudhër.
6
Në fund e spërkasni të gjithë tavën me vaj ulliri, kripë dhe piper.
7
Grini imët djathin dhe futeni tavën në furrë, për 30-35 minuta në temperaturë 170-180 gradë celsius. Shijojeni!