Mashurkat e njoma pastrohen nga bishti dhe fijet anësore, lahen, priten në copa rreth 2-3 cm të gjata dhe hidhen në ujë të valuar me kripë për t’u zier. Pas 10-15 minutash, në qoftë se mashurkat janë zbutur, kullohen, vendosen në pjatë, rregullohen me gjalpë, piper të zi, majdanoz e kopër të grirë hollë. Mashurkat, sipas dëshirës, mund të kaurdisen në tigan me gjalpë. Në këtë rast është më mirë të ziejnë të tëra dhe pastaj të priten për së gjati. U hidhet kripë, piper, majdanoz dhe kopër e grirë hollë. Mashurkat përzihcn dhe mc kungulleshka të njoma të ziera.
Për 4-5 persona duhen: mashurka 1 kg, gjalpë 2 lugë gjelle, kripë, piper, majdanoz dhe kopër.