Përbërësit për 4 persona
• 400gr makarona me forma
• 2 speca te kuq
• 1 thelp hudhër
• borzilok sipas dëshirës
• pak majdanoz
• 40gr stika pishe
• 40gr parmexhan i grire
• 4 luge gjelle vaj
• kripe
Përgatitja
Ngroheni furrën ne temperaturën 240°C. Piqini specat për rreth 40 minuta. Lërini me pas te ftohen dhe hiquani lëkurën. (Mund t’i piqni specat edhe ne sobe, ose ne zgare). Largojuni me pas edhe farat dhe i grini. Majdanozin dhe borzilokun pastrojeni dhe grijeni holle. Stikat i vendosni ne një tigan dhe i piqni pak. Gjysmat përziejini me hudhrën, majdanozin e borzilokun dhe 3 luge vaj. Shtoni kripe. Zieni makaronat. Specat e pjekur te grire skuqini dhe pak ne tigan me 1 luge vaj. Pasi makaronat te bëhen, kullojini . Shtoni sipër specat, salcën e përgatitur me stikat, hudhrën dhe erëzat si dhe pjesën tjetër te stikave qe kishit hequr mënjanë. Përziejini mire, shtoni sipër parmexhanin dhe shërbejini.