Përbërësit
4 lugë vaj ulliri
3 copa gjoks pule
5 thelbinjë hudhër
2 gota lëngë pule (mundet dhe 2 kuba supe)
2 filxhan kremë (hoplla)
1 pako makarona
djathë
magdanoz për garniturë (opcionale)
Hapat
Së pari prejmë mishin e pulës, në kuba të vegjël
Marim një tenxhere, ngrohim vajin dhe hudhim mishin e prerë në katrorë, shtojmë hudhrën, dhe i fërgojmë për 5 minuta
Pastaj në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës, kremin hoplla për zierje dhe në fundë makaronat, i përziejmë me anë të lugës dhe mbulojmë tenxheren me kapak : (nëse ju mungon lëngu i pulës, atherë dy kubat e supës i miksoni më dy gota ujë)
Në zjarrë të ngadaltë i ziejmë makaronat për 30minuta, dhe në fundë makaronat me mishin e pulës janë gati, pasi t’i heqim nga zjarri i shtojmë një gotë djathë të grirë më parë në rende
Gjatë servirjes, mundë t’i hedhim magdanozë për garniturë