Makarona me krem djathi dhe pancete
Përbërësit për 4 persona: : 400 g makarona integrale ose jo, 200 g pançetë në kubikë,
250 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz, 1 bustinë shafran, vaj ulliri dhe kripë.
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë. I kullojmë dhe i spërkatim me pak vaj. Ndërkohë që makaronat ziejnë, në një tigan me pak fare vaj skuqim paçetën derisa
të bëhet krokante. Shtojmë makaronat në tigan dhe i lëmë për një minutë duke i përzier
me lugë druri. Shkrijmë shafranin me pak ujë të nxehtë dhe e përziejmë me djathin
Philadelphia derisa të kemi një krem homogjen. Heqim makaronat nga tigani dhe i përziejmë me kremin e djathit. Sipas dëshirës i shërbejmë me djathë Pecorino ose Parmigiano të grirë.