Lumi i Shalës në liqenin e Komanit, parajsa turistike e Alpeve Shqiptare

spot_img


TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga lumi i Shalës, duke ftuar vizitorët të shijojnë bukuritë e kësaj zone me një peizazh piktoresk.
“Mirëmëngjes dhe me parajsën Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, – tha Rama.
Lugina e Shalës së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

Në ujin kristal të pastër e me një jeshile të smeraldtë, mund të bëni plazh vetëm nëse i rezistoni temperaturave të ulëta./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles