Lulelakra

spot_img

Lulelakra është një perime që bën pjesë në familjen e Kruciferëve, ashtu si edhe brokoli.

Ajo është e pasur në vitamina C dhe përmban përbërës bioaktivë të cilët veprojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Për rezultate sa më të mira, është mirë që lulelakra të hahet e gjallë apo e zjerë pak.
Lulelakrat janë të bardha, violetë, jeshilë si limonat jeshilë apo ngjyrë portokalli. Lakra ngjyrë portokalli është 100 herë më e pasur në beta-karotinë se lakra e bardhë.

Ekziston edhe lulelakra Romanesko, në ngjyrë jeshile dhe  në fornë spiraleje. Është një lulelakër shumë dekorative.

Këshilla praktike
Përzgjedhja. Kërcenjtë e lulelakrës duhet të jenë të fortë me lule të ngjeshura mirë. Nëse lulet janë të larguara, kjo do të thotë se perimja është këputur shumë vonë. Prania e njollave ngjyrë kafe tregon se lulelakra është duke u prishur.
Konservimi. Mbahen në frigorifer, të shumtën 5 ditë.
Truke për tretjen e lehtë të lulelakrës. Konsumimi i lulelakrës mund të shkaktojë gazra. Për ta pakësuar këtë mundësi, mund të lihen lulelakrat për disa minuta në ujë të valuar me kripë, në një tenxhere pa kapak. Pastaj lulelakrat lihen për t’u zjerë lehtë në ujë tjetër, me avull apo në tigan. Është mirë që lulelakrat të mos mbahen gjatë për t’u zjerë në mënyrë që të ruhet shija e tyre.
Vlerat ushqimore
Përdorimi i rregullt i perimeve të familjes së Kruciferëve (të paktën një porcion në javë) mund të ulë rrezikun e një numri kanceresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare, të mbrojë ndaj procesit të plakjes së qelizave të trurit dhe të ndihmojë për kontrollin e diabetit.

E pasur në vitaminë C.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles