Recetë festash për diabetikët: pjatë e dytë
Përbërësit :
një lepur 1.2 kg
5 lugë vaj ulliri
300 gr domate të qëruara
½ gotë verë të bardhë
1 degë rozmarinë
1 thelpi hudhër
kripë, piper
Përgatitja :
Hiqini kockat lepurit dhe ndani në copa mishin. Hidhni hudhrën në tigan me 2 lugë vaj, domatet dhe kripën dhe skuqini për 10 min me flakë të lartë. Grijeni të gjithë këtë derisa të bëhet një salcë homogjene. Në një tenxhere tjetër hidhni 3 lugët e tjera të vajit, shtoni rozmarinën dhe skuqni brenda mishin e lepurit me copa, shtoni pak nga pak verën e bardhë derisa lepuri të marrë ngjyrë, shtoni pastaj kripën. Vendosni mbi çdo pjatë salcën e domateve, sipër copat e mishit dhe hidhini sipër lëngun e pjekjes. Dekoroni me degë rozmarine.